"Fishekzjarret te selia i hodhi Rama..."/ Salianji për "zgjedhjen" e Berishës: Morën pjesë 4 mijë vetë, mosha mesatare 70 vjeç

25 Maj 2026, 22:32 / POLITIKË ALFA PRESS

"Fishekzjarret te selia i hodhi Rama..."/ Salianji për

Ervin Salianji ka ironizuar rikonfirmimin e Sali Berishës në krye të PD-së, pa rivalë përballë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Salianji tha me ironi se fishekzjarre në selinë e PD, pas shpalljes së "rezultatit" i hodhi Edi Rama. 

Ndërkohë ish deputeti deklaroi se në proces morën pjesë vetë, 4 mijë vetë dhe jo 40 mijë siç deklaron Berisha dhe se mosha mesatare e tyre ishte 70 vjeç. 

Ervin Salianji: Fishekzjarret i kishte hedhur Rama… Kur u konfirmua uzurpimi i PD, i hodhi Rama. Konfirmoje se keni gazetarë. Fishekzjarret i ka hedhur Rama. E dëgjove çfarë tha? Kanë vendosur për modernizimin. Doktori, modernja dhe ripërtëritja…

Ylli Rakipi: Zonja Albana lexoi rezultatin dhe do ta kemi doktorin kryetar deri në 2030 nëse do të jetë gjallë. Tani nga krahu i doktorit pretendojnë se pati 40 mijë votues.

Ervin Salianji: Kanë marrë pjesë 4800 anëtarë në të gjithë Shqipërinë. Nesër do të jem në konferencë dhe do ti sjell me link, sepse nuk ka formë tejtër, në 5 qendra votimi, ka patur kamera përballë dhe mund të numëroni sa kanë hyrë. Kanë votuar rreth 4800 anëtarë në të gjithë Shqipërinë.

Ylli Rakipi: Mos i ka futur komisioni pastaj…

Ervin Salianji: Në një zonë në Korcë e kanë çuar nga 62 mbi 800. Është një farsë. Këto shifra treguan pse Berisha nuk pranoi garën. Unë e njoh atë parti. Demokratët po të ishte garë dhe po të kishte garë me një kandidat Berisha, i humbte. Demokratët janë jo të zhgënjyer por në situatën kur ishte Basha në 2021. Dëshpërimi që ka kapluar demokratët dhe shoqërinë… Berisha ka shkelur statutin kur ka kandiduar por edhe kur nuk ka lejuar kandidimin e të tjerëve. Përse e kërkon ky mandatin? A tha si mundet Rama? Ai tha do ti zgjedhim deputetët dhe drejtuesit anëtarësia, i zgjodhi ky. Tha do të fitoj zgjedhjet lokale, i humbi. Tha nuk mi vjedh Rama zgjedhjet, e telendisi.

Ylli Rakipi: Pra ju thoni morën pjesë vetëm 10% e anëtarësisë?

Ervin Salianji: PD ka patur 120 mijë anëtarë, i bëri Basha 71 mijë, tani Berisha i çoi 50 mijë. I kanë krasitur. Elementi tjetër, vlerësoj shumë për sakrificën, por janë të pamjaftueshëm. Mosha mesatare e votuesve, këtyre 4 mijë, janë thuajse 70 vjeç.

 

 

Po ndodh...

ide