"Doktori, aset i vyer për Ramën!"/ Bamir Topi: Rama dhe Berisha janë bashkë, njëri rri në pushtet rehat, tjetri merr përfitimet në opozitë
Ish Presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, duke komentuar situatën politike në vend, deklaroi se Rama dhe Berisha janë në harmoni me njëri tjetrin, duke shijuar njëri pushtetin si kryeministër dhe tjetri përfitimet në opozitë.
Topi tha se ka një ekuilibër mes pushteteve dhe se nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin tani, do të fitonte sërish Rama.
Ylli Rakipi: A mund të shpëtohet PD-ja më, apo doktori e merr me vete? Ai tha më telefonoi një njeri 95 vjeç, edhe unë këtu do të jem 95 vjec. Pra vendim tjetër nuk ka, vec vendimit të "atij lart".
Bamir Topi: Kam kohë që them se shkon drejt degradimit, po në këtë studio të kam thënë, një miku im që e njeh mirë situatën thotë në fund fare, kur ai të largohet, do të gëlltisë edhe vulën e partisë.
Ylli Rakipi: A është doktori sot një aset i vyer për Ramën?
Bamir Topi: Absolutisht. Nuk më interesojnë bisedat që bëhen ku thonë se këta janë bashkë, por unë e di që këta janë bashkë. E kanë ndërtuar vetë sistemin të tillë, kanë qenë arkitektë të këtij sistemi. Pse? Numrat nuk gabojnë. Dihet që është shoqëri e profilit të majtë. Një pjesë e drejtuesve të PD, kanë qenë anëtarë të Partisë së Punës, janë të inspiruar nga një filozofi e majtë. Pastaj i dimë fare mirë shifrat. Edhe kur jemi rikthyer në pushtet, shifrat kanë qenë aty aty. Nuk bëhet fjalë më për statistika, ato dihen. Këtë e ka kuptuar edhe vetë Berisha, pasi e njeh situatën. Akordi është ky, do të vijojmë në këtë mënyrë që të ruajmë ekuilibrat. Është struktura e sistemit politik. Nëse humbet ekuilibri për pak shkatërrohet piramida. Këta mbajnë njëri tjetrin. Njëri është kthyer në kryeministër që nuk rrezikohet nga asgjë. Tjetri kryetar opozita që përfiton të gjithë benefitet dhe nuk përben rrezik për asgjë. Rreziku më i madh që përbën, ësht pë rata që kanë iluzionin se ai do ti sjellë prapë në pustet.
Ylli Rakipi: Debatojmë edhe këtu në studio ne shpesh, a mundet Edi Rama me zgjedhje?
Bamir Topi: Do të them një element që nuk besoj ta kesh dëgjuar në studio. Gjatë udhëtimeve për motive punë, kur kaloj nga aeroporti Nënën Tereza, ka rreth 3-4 fluturime për çdo qytet të Italisë. Futen për të fluturuar drejt Italisë. Është shumë e vështirë të gjesh vend nëse nuk e ke prenotuar një kohë më parë. E njëjta gjë në kthim. Çfarë do të thotë? Ka shumë njerëz, që janë profesionistë, dhe atë që duhet të bënin në vendin e tyre, e ralizojnë në Itali, Francë, Gjermani. Hidraulikë, marangozë, arkitektë… E kam të konfirmuar. Atë që nuk i ofron tregu i punës në Shqipëri e realizojnë atje. Ikin, vijnë, garantojnë jetesën. Pastaj këtu është një grup që nuk garanton as mbijetesën, pensionistë. Kjo shoqëri nuk e ka më barrën e të papunëve. Kryeministri nga kjo pikëpamje është i qetë. Ata që mbeten pa punë, janë kontigjent i demokratëve, që të pashpresë, ikën dhe morën drejtim tjetër, as opozita nuk i ka më mbështetje. Është krijuar ekuilibër brenda një shoqërie të reduktuar. Në këto kushte vijojnë bashkëpunimin, bëjnë hipokrizinë e rradhës. Historia nuk është më te lidershipi por te njerëzit, që vijojnë të hipnotizohen.
Ylli Rakipi: Pra zgjedhjet nuk kanë ndonjë vlerë?
Bamir Topi: Nuk shoh të ketë ndonjë presion. Flasim çfarë konstatojmë në këtë moment. Nëse zgjedhjet do ta bëheshin nesër, besoj se është e njëjta situatë. Ka edhe një iluzion te partitë e reja, ta jep ndjesinë gara elektorale, duket sikur të mbështesin njerëzit, por këtu është një hipokrizi tjetër. Këtu komunikon me ty, pastaj shkon me tjetrin.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128