Irani sulmon me raketa Izraelin, raportohet për dy persona të vdekur! Pamjet nga operacionet e shpëtimit

Dy persona janë gjetur të pajetë në një ndërtesë banimi në veri të Izraelit, e cila u godit nga një raketë iraniane të dielën.
Pamjet nga vendngjarja në Haifa tregojnë ekipet e shpëtimit duke punuar gjatë gjithë natës mes rrënojave, në kërkim të të mbijetuarve. Më herët, policia lokale kishte bërë të ditur se katër persona rezultonin të zhdukur dhe dyshohej se ndodheshin nën rrënoja.
Shërbimi zjarrfikës dhe i shpëtimit konfirmoi se operacionet vijojnë ende, me qëllim gjetjen e dy personave të tjerë që rezultojnë të bllokuar ose të pagjetur.
Sipas raportimeve të “Times of Israel”, në Haifa janë konstatuar edhe dëmtime të tjera, të dyshuara si pasojë e përdorimit të municioneve thërrmuese. Shërbimet e emergjencës kanë deklaruar se dëmet janë shkaktuar nga një sulm me raketë balistike.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128