Dervishi: Po të ngrihen shqiptarët nga kafenetë, nuk ka qeveri që i ndalon

Gazetari Lufti Dervishi, duke komentuar protestat e opozitës, theksoi se reagimi qytetar në Tiranë mund të jetë vendimtar për çdo zhvillim politik në vend.
I ftuar në “Off the Record” në A2 CNN, Dervishi tha se nëse qytetarët qëndrojnë pasivë në përditshmëri, protestat mbeten të kufizuara, por në të kundërt, një mobilizim i thjeshtë mund të ndryshojë gjithçka.
“Duket se protestat janë më shumë test për të provuar forcën brenda opozitës. Pra del që është vetëm PD-ja që e ka kapacitetin për të organizuar protesta masive. Vetë fakti që quhet kombëtare tregon një gjë: Tirana është një qytet që do një qasje tjetër, sepse mjafton që blloku, që është një rrugicë më tej, po të ngrihet gjysma e atyre që janë nëpër kafene dhe të dalin në rrugë, nuk ka qeveri që qëndron”, tha Dervishi.
Ai nënvizoi se organizimi i protestuesve nga rrethet tregon forcë dhe strukturë, por sipas tij kjo mënyrë nuk ka dhënë rezultat në rrëzimin e qeverive.
“Të marrësh njerëzit nga rrethet sigurisht që tregon fuqinë tënde organizative dhe që ke forcë për të ushtruar presion, por është një teknikë e përdorur dhe nuk ka qenë rezultative në sensin e imponimit të ndryshimit të qeverive”, u shpreh ai.
Dervishi solli në vëmendje edhe një shembull nga Hungaria, duke sugjeruar një tjetër qasje për opozitën shqiptare.
“Më bëri shumë përshtypje sepse kam kërkuar materiale për suksesin elektoral në Hungari. Nuk mund të vendoset shenja e barazimit mes dy vendeve, por teknika elektorale e liderit të opozitës ishte ndryshe: takime të shumta, të shpeshta me njerëz. Jo thjesht tubime, por biseda në nivel, edhe pse i bojkotuar nga mediat në mënyrë të frikshme. Ai ka mbështetur komunikimin, kontaktin dhe rrjetet sociale për të bindur dhe për të folur për halle konkrete”, tha Dervishi.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Peshorja amerikane!
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128