E rëndë në Maliq/ Mësuesi gjendet i pajetë në rrugë, pësoi infarkt pas procesit mësimor

16 Prill 2026, 22:07 / AKTUALITET ALFA PRESS

E rëndë në Maliq/ Mësuesi gjendet i pajetë në

Një mësues nga rrethi i Devollit ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur në fshatin Marjan, në njësinë administrative Gorë të Bashkisë Maliq.

Sipas informacioneve, ai u gjet i pajetë në rrugë pas përfundimit të procesit mësimor, ndërsa dyshohet se ka pësuar infarkt teksa ishte duke shkuar drejt automjetit.

Burime bëjnë me dije se mësuesi me iniciale A.B. vuante nga probleme shëndetësore dhe përshkonte çdo ditë rreth 20 kilometra në këmbë për të shkuar në shkollë. Pas mungesës së tij në banesë, familjarët njoftuan policinë, ndërsa trupi i pajetë pritet të dërgohet në morgun e spitalit të Korçës për ekzaminime të mëtejshme, për shkak edhe të distancës dhe kushteve të vështira infrastrukturore në zonë.

Po ndodh...