Berisha kërkon Ramën me patjetër në gjyq, Klodiana Lala: Është i detyruar, nga vjeshta…

16 Prill 2026, 22:57 / POLITIKË ALFA PRESS

Berisha kërkon Ramën me patjetër në gjyq, Klodiana Lala:

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për thirrjen e kryeministrit Rama si dëshmitar në gjyqin e Sali Berishës.

Lala tha se Rama është i detyruar të shkojë pasi gjykata ka pranuar kërkesën e mbrojtjes së Berishës dhe se kryeministrit ka gjasa ti vijë rradha të dëshmojë në vjeshtën e këtij viti.

“I kam ndjekur proceset. Zoti Gjokutaj pretendon se që gjykata të marrë vendim të drejtë duhet të dëgjojë dëshminë e Ramës, për shkak se ka bërë përmes 12 firmave ndryshimin e destinacionit të pronës së ish klubit sportiv Partizani. Gjykata çmoi se kjo duhet marrë parasysh. Ka një listë të gjatë me dëshmitarë, do të jetë Balla javën tjetër, pasi është kallëzuesi.

Më pas do të vijnë një sërë dëshmitarësh, aktet e ekspertimit. Nga vjeshta mendohet se mund të vijë rradha të pyetet Edi Rama, si dëshmitar i mbrojtjes. Avokatët insistojnë që Rama të shpjegojë pse bëri ndryshimin e destinacionit të kësaj prone.

Ndërkohë, zoti Rama është i detyruar të paraqitet në seancë. Vetëm Presidenti mund të pyetet në zyrë. Si dëshmitar duhet të paraqitet përpara gjykatës”, tha Lala.

Po ndodh...