Rama mori Dash Sulën, Braçe ironizon: Kush do flasë për fshatin tani

13 Shkurt 2026, 20:18 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama mori Dash Sulën, Braçe ironizon: Kush do flasë për

Deputeti socialist, Erion Braçe ka ironizuar ditën e sotme emërimin e fundit të kryeministrit Edi Rama, duke vendosur Dash Sulën si kryeinspektor.

Në një reagim në rrjete sociale, Braçe shkruan se përgëzon Sulën për emërimin, ndërsa ngre pyetjen se kush do flasë për problematikat e fshatit tani.

Braçe ka nxjerrë një foto të Sulë me produkte të fshatit, në kohën kur ky i fundit ishte deputet i PD-së dhe fliste mbi problematikat e fshatrave të lëna në harresë prej vitesh nga qeveria.

‘Ndërkohë një merak e kam! Kush do flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja dhe unë. Tani kush do flasë? Është humbje e madhe për fshatin Dash’, shkruan Braçe, ndër të tjera.

 

Po ndodh...