Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Burrel-Rrëshen, asnjë investim serioz nga firma mirëmbajtëse

13 Shkurt 2026, 21:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Rrëshqitja e dherave bllokon rrugën Burrel-Rrëshen, asnjë

Rrëshqitja masive e dherave nga kodra ka shkaktuar bllokimin e gjysmës së karrexhatës në aksin kombëtar Burrel-Rrëshen.

Rruga në një pjesë të mirë të gjatësisë është mbuluar nga balta, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, për shkak të rrëshqitshmërisë së lartë.

Sipas BW, veç rrëshqitjes së kodrës aksi Burrel – Rrëshen ka gropa të shumta, kryesisht pranë Urës së Urakës, të cilat herë pas here mbushen me çakëll nga firma “Udha sh.p.k” që ka përgjegjësinë për mirëmbajtjen e saj, duke mënjanuar investimet serioze.

Për rrjedhojë, udhëtarët i bëjnë thirrje Autoritetit Rrugor Shqiptar të marrë masa për rikonstruksionin e rrugës.

Aksi Burrel-Rrëshen mbetet ndër akset kryesore në veri të vendit, pasi shërben për të lidhur qarkun e Dibrës me atë të Lezhës.

 

Po ndodh...