Aksident i rëndë në Athinë/ Humb jetën një 15-vjeçar, në makinë edhe një shqiptar

13 Shkurt 2026, 23:52 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i rëndë në Athinë/ Humb jetën një

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari është shënuar mbrëmjen e së premtes në rrugën “Dhimokratias”, në periferi të Athinës.

Sipas informacioneve paraprake, tre të mitur ndodheshin në automjetin që u përplas me një pemë. Njëri prej tyre dyshohet se kishte marrë çelësat e makinës së nënës dhe, së bashku me dy shokët e tij  mes tyre një adoleshent shqiptar kishin dalë për të lëvizur në zonë.

Në rrethana që ende po hetohen, automjeti që lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara doli nga rruga dhe u përplas me një pemë. Si pasojë, një prej pasagjerëve, 15 vjeç, humbi jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit dhe adoleshenti tjetër u transportuan në spital dhe, sipas autoriteteve, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Po ndodh...