Allegri mund të largohet nga Milani, gati të sfidojë Conten për pankinën e Italisë

15 Prill 2026, 00:00 / SPORT ALFA PRESS

Allegri mund të largohet nga Milani, gati të sfidojë Conten

Situata te Milani është bërë më e ndërlikuar pas humbjeve ndaj Napoli dhe Udinese, duke rrezikuar objektivin kryesor: kualifikimin në Champions League. Në këtë kontekst, e ardhmja e trajnerit Massimiliano Allegri është rikthyer në qendër të diskutimeve.

Megjithëse nga ambienti i Milanit bëhet e ditur se Allegri është pjesë e projektit dhe nuk pritet të largohet lehtë, zërat për një ndarje të mundshme në fund të sezonit vazhdojnë të qarkullojnë.

Sipas mediave italiane, gjithçka mund të varet nga merkatoja e verës: nëse klubi nuk i përmbush pritshmëritë e trajnerit për përforcime dhe ambicie për titull, një divorc mes palëve nuk përjashtohet.

Në sfond qëndron edhe mundësia e një roli të ri për Allegrin në pankinën e Italisë. Sipas raportimeve, ai konsiderohet si një kandidat ideal nga Giovanni Malagò, i cili shihet si pretendent për drejtimin e Federatës Italiane të Futbollit.

Megjithatë, gara për stolin “azzurro” mbetet e hapur. Emra si Antonio Conte, që mund të largohet nga Napoli, Roberto Mancini, si dhe Claudio Ranieri apo edhe Daniele De Rossi, përmenden si alternativa të mundshme.

Në një skenar të paqartë, javët e fundit të sezonit dhe vendimet në merkato pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e Allegrit dhe drejtimin e pankinës së Italisë.

Po ndodh...

ide