Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Flakët vihen nën kontroll, shkon në 11 numri i personave të lënduar

14 Prill 2026, 22:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ Flakët vihen

Zjarri i cili përfshiu kompleksin “Arlis” pranë QSUT-së në Tiranë, është vënë nën kontroll.

Ndërkohë, numri i personave të cilët janë lënduar si pasojë e kësaj situate ka shkuar në 11. Ata ndodhen në QSUT dhe po marrin ndihmën e specializuar mjekesore.

Më herët, Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj tha se flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë. Ai theksoi ndër të tjera, se një person është i shtruar me djegie 15 %, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Po ndodh...

ide