LIVE ATLETIKO MADRID-BARCELONA/ Vjen edhe goli i tretë i sfidës, Lukman tund rrjetën pas pretendimeve për penallti (VIDEO)
Atletiko Madrid pret Barcelonën prej orës 21:00. Kjo është çerekfinalja e kthimit në Ligën e Kampioneve, ndërsa katalanasit besojnë te një mrekulli.
Pasi humbën takimin e parë 0 me 2 në shtëpi, ekipit të Flik i duhet të bëjë një ndeshje të jashtëzakonshme në Madrid. Mungesat janë të pranishme. Kubarsi që u largua me karton të kuq te ndeshja e parë, nuk është në dispozicion të Flik.
I pezulluar te Atletiko është Pubil. Oblak mbetet në stol për Atletikon, pas rikuperimit nga dëmtimi.
Te Barcelona bien në sy lojtarë si Levandovski, De Jong dhe Rashford që mund të përdoren si alternativa. Në majën e sulmit është preferuar Ferran Torres.
31′ Lukman – 4′ Jamal, 24′ Torres
31′ GOOOL! Atletiko Madrid 0-1 Barcelona/ Lukman tund rrjetën duke rikthyer festën te vendësit. (VIDEO)
29′ Rinis ndeshja pas Lopez mori ndihmën e stafit mjekësor.
25′ Lopez humbet rastin e artë për golin e tretë pas harkimit nga Jamal. Më pas dëmtohet. (VIDEO)
24′ GOOOL! Atletiko Madrid 0-2 Barcelona/ Torres tund rrjetën. (VIDEO)
22′ Grizman i afrohet golit pas pasimit të Lukman. Topi devijohet, por gjyqtari nuk e konsideron një këndore. (VIDEO)
19′ Olmo rrëzohet në zonën e Atletikos. Çdo gjë e rregullt për gjyqtarin Turpin.
17′ Atletiko vazhdon të bë presion, ndërsa Barcelona mundohet të ketë qarkullimin e topit për të shkuar më pas te goli i dytë. Vendësit mbrohen mirë.
9′ Olmo humbet një rast të artë për golin e dytë. Portieri Muso tregohet i vëmendshëm. (VIDEO)
8′ Drithërima te katalanasit. Lukman gjen rrjetën e jashtme nga Atletiko. (VIDEO)
4′ GOOOL! Atletiko Madrid 0-1 Barcelona/ Jamal kalon në avantazh katalanasit. Rihapet sfida çerekfinale. (VIDEO)
1′ Jamal e nis me rast të rrezikshëm te Barcelona. Muso devijon topin në këndore. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128