Operacioni i bujshëm te call center-at në Tiranë/ Zbulohet “koka” që kontrollonte mashtrimin, dyshohet i përfshirë në një rrjet më të gjerë (EMRI)

14 Prill 2026, 20:51 / AKTUALITET ALFA PRESS

Operacioni i bujshëm te call center-at në Tiranë/ Zbulohet

Është zbardhur emri i personit që ishte në krye të skemës së mashtrimit me Call Center-at që u goditën ditën e djeshme në kryeqytet, ai është Granit Pepnika nga Tropoja.

Ndërkohë që burime për mediat kanë bërë me dije se nga provat e siguruara nga hetuesit rezulton se, ai qëndron jo vetëm pas këtyre 3 Call Centera-ve, por edhe pas një rrjeti më të gjerë në Tiranë. Ndërkohë pritet që të firmoset urdhër-arresti nga Prokuroria.

Kujtojmë se operacioni policor ka goditur tre call center-a në Tiranë, të cilët dyshohet se zhvillonin aktivitet të paligjshëm duke mashtruar qytetarë europianë dhe më gjerë, përmes komunikimeve telefonike. Sipas burimeve hetimore, këto struktura ishin të organizuara dhe përdornin metoda të sofistikuara për të bindur viktimat të transferonin shuma parash.

Në pranga kanë rënë disa persona, ndërsa deri më tani raportohet se për 7 prej tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Ndërkohë, për dy persona të tjerë është vendosur masa “detyrim paraqitjeje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit.

Mësohet se një nga të arrestuarit, Tedi Agastra, ka qenë edhe më herët nën hetim në kuadër të një operacioni kundër mashtrimeve me kriptovaluta në vitin 2024, ku ai rezultonte mes 17 personave të arrestuar. Agastra rezulton gjithashtu pronar i një kompanie që ofron konsulencë ekonomike në fushën e menaxhimit dhe financës.

Operacioni është shtrirë në disa ambiente të përshtatura si call center, të vendosura në zona të ndryshme të Tiranës. Dy prej tyre ndodheshin në një kompleks biznesi në Rrugën e Kavajës, ndërsa një tjetër në afërsi të Kopshtit Zoologjik.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga autoritetet, është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, rreth 1 milion euro cash, e dyshuar si e përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Hetimet paraprake tregojnë se skema mashtruese kishte në shënjestër shtetas të huaj, përfshirë qytetarë nga Austria, Italia, Spanja, Greqia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët dyshohet se janë mashtruar përmes metodave të ndryshme telefonike të përdorura nga operatorët e këtyre call center-ave.

Po ndodh...

ide