Zjarri ‘përpiu’ pallatin në Tiranë, dyshohet se nisi nga…/ Zjarrfikësit rreth 3 orë në luftë me flakët! Ndërhyrje edhe nga ajri! Situata vijon të jetë shqetësuese

Dëmet e shkaktuara nga zjarri që përfshiu një pallat pranë QSUT në Tiranë janë të konsiderueshme.
Rreth 3 orë ankth e panik të krijuara për shkak të situatës së rëndë të ndodhur në kryeqytet. Gazetari Osman Stafa tha për “News24”, se dyshohet se zjarri nisi në katet e para dhe më pas u agravua menjëherë.
7 persona u transportuan në spital, 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës të prekur nga asfiksia. Ndërhyrja e punonjësve të zjarrfikëse bëri të mundur shpëtimin e dy grave, të cilat ishin bllokuan në pallat.
Ndërkohë në ndihmë të ekipeve zjarrfikëse u angazhuar edhe dy helikopterë të cilët ndërhynë nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërsa shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara në një komunikim për mediat pas njoftimit të situatës u angazhuar zjarrfikës nga Tirana, dy helikopterë, efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Gjithashtu deklaroi se zjarri përfshiu të gjithë kompleksin.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128