Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës po trajtohen për asfiksi

14 Prill 2026, 19:04 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri masiv në pallatin në Tiranë/ QSUT: 4 qytetarë dhe 3

QSUT ka reaguar lidhur me situatën e qytetarëve të prekur nga zjarri që përfshiu kompleksin e banimit në Tiranë.

Mësohet se 6 persona janë të prekur. Bëhet fjalë për 3 qytetarë dhe 3 zjarrfikës që po trajtohen për asfiksi. Dy prej tyre janë duke marrë trajtim në spitalin e djegie-plastikës, ndërsa 4 të tjerë po trajtohen në urgjencë.

Ndërsa një tjetër person është transportuar së fundmi në urgjencë, duke e çuar në 7 numrin e personave të prekur.

Situata është kritike, kompleksi i banimit thuajse është shkrumbuar plotësisht. Një helikopter i ka ardhur në ndihme ekipeve zjarrfikëse dhe ka ndërhyrë nga ajri për të shuar flakët. Gjithashtu janë angazhuar edhe 6 ekipe zjarrfikëse, emergjenca civile dhe forca ushtarake.

Po ndodh...

ide