Heroi i ditës! Zjarrfikësi Marsel Troshku në ditën e tij të pushimit iu fut punës duke rrezikuar veten për të shpëtuar jetë njerëzish te "5 maj"

Zjarrfikësi Marsel Troshku, i cili pasditen e sotme qëndroi në krye të detyrës duke shpëtuar jetë njerëzish, është shpallur hero i ditës nga socialisti Taulant Balla.
Në një postim të bërë në Facebook-un e tij, Balla shkruan se Marseli është heroi i ditës pasi ai zgjodhi të qëndronte në krye të detyrës në ditën e tij të pushimit, duke shpëtuar jetë njerëzish.
Për shkak të flakëve që pasditen e sotme përfshinë një pjesë të kompleksit te “5 maj”, kanë mbetur të lënduar 6 zjarfikësa dhe 2 qytetarë, në mesin e tyre dhe një grua e cila ka pësuar djegie në trup.
Të lënduarit janë vizituar nga ministri i brendshëm, Besfort Lamallari i cili gjatë pasdites së sotme ka qenë i pranishëm dhe në terren.
Nga ana tjetër mësohet se vatrat e zjarrit vijojnë të jenë akoma aktive në kompleksin te “Farmacia 10”, ndërsa thuhet se zjarrfikësit kanë lënë punën e tyre.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128