Si në filma aksion, inspektorët e IMT-së vonohen e favorizojnë ndërtuesin pa leje

14 Prill 2026, 21:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Si në filma aksion, inspektorët e IMT-së vonohen e

Një konflikt i gjatë mes ortakëve të një shoqërie të krijuar që në vitin 1994 u trajtua sot, më 14 prill, në emisionin “Stop”, në Tv Klan, i cili çoi në zbulimin e një ndërtimi të madh pa leje në zonën e Paskuqanit, në Bashkinë e Kamzës.

Denoncimi u bë nga Dritan Qoqi, i cili jeton në Angli, ndaj ortakut të tij Alfred Gjata, që zotëron 51% të aksioneve të shoqërisë, ndërsa 49% i përkiste familjes së babait të Dritanit, tashmë i ndjerë.

Sipas denoncimit, Gjata kishte ndërmarrë veprime të njëanshme në administrimin e kompanisë, duke zhvilluar mbledhje fiktive dhe duke ndryshuar administratorin, pa dijeninë e bashkëpronarëve, që jetojnë prej vitesh në Angli.

Situata u rëndua më tej, kur në pronën e përbashkët prej rreth 1400 m², e rrethuar me mur në Paskuqan, nisi ndërtimi i një kapanoni të madh pa leje ndërtimi dhe pa miratimin e të gjithë ortakëve.

Gazetarët e emisionit “Stop” verifikuan në terren se ndërtimi ishte në zhvillim e sipër, ndërsa përfaqësuesit e shoqërisë, përfshirë administratorin Petrin Dodona dhe vetë Alfred Gjatën, nuk dhanë përgjigje në momentin e parë të kontaktit.

Emisioni “Stop” vuri në dijeni Bashkinë e Kamzës, ku nënkryetari Gentian Bicukaj konfirmoi se bëhej fjalë për një ndërtim pa leje dhe u angazhua për ndërhyrje në terren.

Gjatë ndërhyrjes, u konstatuan vonesa nga inspektorët e IMT-së së Kamzës dhe pengesa në hyrjen e tyre në pronë, pasi punimet u ndërprenë dhe porta u mbyll nga pala ndërtuese.

Situata u përshkallëzua, derisa u kërkua ndërhyrja e Policisë së Shtetit, e cila u angazhua pas njoftimit. Pas ndërhyrjes së policisë dhe verifikimeve në terren, u procedua me arrestimin e ortakut Alfred Gjata dhe nisjen e procedurave administrative nga IMT për prishjen e kapanonit pa leje, vendosjen e gjobës dhe hetimin e zyrtarëve të IMT-së dhe Policisë së Kamzës, për mosveprim në kohë.

Rasti mbetet në hetim për ndërtim të paligjshëm dhe konflikt interesash mes ortakëve në pronën e përbashkët.

Po ndodh...

ide