Zjarri në pallatin në Tiranë/ Kryepolici Hita: Ende s’kemi mundur të kontrollojmë të gjitha apartamentet për vlerësimin e dëmeve!

14 Prill 2026, 19:42 / AKTUALITET ALFA PRESS

Zjarri në pallatin në Tiranë/ Kryepolici Hita: Ende s’kemi

Drejtori i përgjithshëm i MZSH, Arben Cara, është shprehur se flakët te pallati në Tiranë ende nuk janë lokalizuar plotësisht, teksa shtoi se po punohet për shuarjen e zjarrit brenda apartamenteve.

“Është akoma shumë shpejt për të thënë që zjarri është fikur, pasi po punohet për të lokalizuar vatrat e zjarrit që ndodhen brenda banesave. Kemi bërë të mundur lokalizimin e zjarrit që të mos përhapet në kullat përreth. Tirana është mobilizuar me të gjitha kapacitetet zjarrëfikëse. Unë kam komunikuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, drejtorin e Përgjithshëm të Emergjencave Civile, ministrin e Brendshëm dhe tani po punojmë intensivisht për lokalizimin e vatrave të zjarrit. S’mund të themi sa apartamente janë shkrumbuar, por mund të themi se zjarri ka përfshirë gjithë seksionin nga veri-lindja, nga kati i parë në katin e fundit”, tha mes të tjerash Cara.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita tha se ende nuk janë kontrolluar të gjitha apartamentet, për të bërë një vlerësim të plotë të dëmeve të shkaktuara nga zjarri.

“Kanë qenë dy banorë të evakuar nga shërbimet zjarrëfikëse dhe nga shërbimet e Policisë që në momentin e parë. Nuk kanë probleme shëndetësore të rënda përveç asfiksisë. Nuk kemi bërë bilancin përfundimtar të pasojave. Pas fikjes së zjarrit, do ju bëjmë me dije bilancin përfundimtar të dëmeve. Janë paraqitur në QSUT punonjës të shërbimit zjarrëfikës. Ata janë mirë me shëndet dhe nuk kanë probleme të rënda. Janë vënë në dispozicion repartet e FNSH-së, repartet speciale RENEA për hapjen e dyerve, që të mos kishim humbje jete. Akoma nuk janë kontrolluar të gjitha apartamentet. Po grumbullojmë gjithë provat e nevojshme. Do marrim gjithë kamerat e sigurisë dhe do kryejmë gjithë procedurat hetimore. Dhe nëse zjarri ka ardhur nga persona të jashtëm, patjetër që do ketë edhe masa ekstreme.

Po ndodh...

ide