Gjendet i plagosur në mes të pyllit 40-vjeçari shqiptar në Kretë! E morën peng persona të...

24 Gusht 2024, 13:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Gjendet i plagosur në mes të pyllit 40-vjeçari shqiptar në

Një 40-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur nga kalimtarë të rastit në orët e para të mëngjesit në Irakleo të Kretës.

Sipas mediave greke, 40-vjecari me një plagë arme zjarri në këmbë është transportuar në spitalin Pagni të Kretës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Fillimisht policia greke dyshoi se ngjarja kishte lidhje me një konflikt për motive të dobëta të ndodhur në një klub nate në zonën e Agiou Kostantinou në Irakleo, por dëshmia e të plagosurit e ka mbuluar ngjarjen me mister.

Sipas tij, persona të panjohur e kanë futur me forcë në një automjet dhe pasi e kanë çuar drejt pyllit e kanë qëlluar në këmbë dhe më pas janë zhdukur. Madje, ai i tha policisë se autorët e kishin të mbuluar fytyrën me maskë dhe nuk arriti që ti njihte dot.

 

Po ndodh...

ide