Humbi paratë në një kazino në Itali, i riu shqiptar kërcënon me thikë punonjësen që t’ia kthente
24 Gusht 2024, 13:31 / AKTUALITET

Një i ri shqiptar ka humbur të gjitha paratë e tij në një kazino në Silea të Italisë. Kjo është bërë shkak që ai të kërcënojë punonjësen që ajo t’i kthente paratë.
Sipas mediave italiane, 24-vjeçari shqiptar i mërzitur nga humbje në lojërat e fatit kishte marrë një thikë në banak duke kërcënuar punonjësen.
Por në këtë moment gruaja është shtirur si e sëmurë dhe është rrëzuar përtokë.
Klienti, i cili mesa duket e kishte kuptuar peshën e gabimit u shqetësua seriozisht për gjendjen e punonjëses dhe ka njoftuar policinë.
Pavarësisht veprimit të shqiptarit, policia informoi organet e drejtësisë për të hetuar rastin.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


