Emri+Foto/ Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë në Greqi pas sherrit për një femër

Zbulohet identiteti i shqiptarit që mbeti i vrarë në një lokal në Greqi. I riu që u vra pas sherrit për një femër, është Visar Dakrama, 34 vjeç nga Vlora.
Autori i krimit është një grek 33-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.
Sipas informacioneve paraprake, greku ishte përleshur me shqiptarin në lidhje me një femër.
Pas përleshjes, greku kishte shkuar në shtëpi, kishte marrë një pushkë gjahu dhe ishte rikthyer në lokal duke qëlluar dhe vrarë shqiptarin.
33-vjeçari grek është arrestuar, por gazeta shkruan se ai është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit.
Burime thonë se viktima është qëlluar në kokë. Shkaku i sherrit mësohet se ka qenë fakti se shqiptari ka ngacmuar një femër që ishte në shoqërinë e grekut.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

