Vritet me plumb në kokë i riu shqiptar në Mykonos, shkak dyshohet një vajzë
20 Shkurt 2023, 10:36 / AKTUALITET

Vritet një shqiptar në Mykonos. Një i ri grek ka vrarë me armë zjarri 34-vjeçarin shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Ngjarja ndodhi në orën 6 të mëngjesit në një lokal në zonën e Skylabela.
Sipas të njëjtave informacione, 33-vjeçari më herët ishte përleshur me 34-vjeçarin shqiptar për një vajzë. Pas përleshjes 33-vjeçari ka shkuar në shtëpi, ka marrë një pushkë dhe është kthyer në lokal ku ka qëlluar dhe vrarë me plumb në kokë shqiptarin. 33-vjeçari grek është arrestuar, por gazeta Protothema shkruan se ai është në gjendje të rëndë për shkak të konsumit të tepruar të alkoolit. Burime thonë se viktima është qëlluar në kokë. Pas krimit, vrasësi është vetëdorëzuar në polici.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


