Shefi i Mossadit: Përgjegjësia jonë të parandalojmë Iranin nga rifillimi i programit të tij bërthamor

Shefi i shërbimit sekret izraelit Mossad, David Barnea, deklaroi sot se Izraeli ka përgjegjësinë të sigurojë që Irani të mos rifillojë kurrë programin e tij bërthamor, gjashtë muaj pas përplasjes së armatosur disa-ditore mes dy vendeve.
Duke folur në një aktivitet të Mossad, Barnea tha se ideja e ndërtimit të bombës bërthamore vazhdon të ekzistojë te udhëheqja iraniane, pavarësisht goditjeve të rënda që programi bërthamor iranian pësoi gjatë sulmeve të përbashkëta izraelito-amerikane.
“Kemi përgjegjësinë të garantojmë që ky program bërthamor, i cili u godit ndjeshëm në bashkëpunim me amerikanët, të mos aktivizohet më kurrë”, u shpreh Barnea, duke iu referuar bombardimeve ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë luftës 12-ditore në qershor.
Izraeli nisi më 13 qershor një seri sulmesh të paprecedenta kundër Iranit, ku u vranë zyrtarë të lartë ushtarakë, shkencëtarë të programit bërthamor dhe qindra civilë. Irani u kundërpërgjigj duke lëshuar qindra raketa dhe dronë drejt Izraelit. Gjatë konfliktit, edhe SHBA bombardoi objekte bërthamore në Iran.
Barnea, mandati i të cilit si kreu i Mossad përfundon në qershor 2026, shprehu skepticizëm të fortë ndaj një zgjidhjeje diplomatike për çështjen bërthamore të Teheranit.
“Irani beson se mund të mashtrojë sërish komunitetin ndërkombëtar dhe të arrijë një marrëveshje të keqe. Ne nuk do ta lejojmë këtë”, theksoi ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
