“Burri me fustan dhe ylberi në kopertinën e Gjuhës Shqipe”, Haçkaj: Fëmijët t’i brumosim me vlera familjare
Kopertina e librit “Gjuha shqipe 3” ka sjellë mjaft reagime në rrjet, duke sjellë edhe një reagim zyrtar të shtëpisë botuese.
Kjo pasi në kopertinë shfaqet një personazh me mjekër të gjatë, i veshur me një fustan me ngjyrat e ylberit dhe shumë e kanë krahasuar me flamurin e komunitetit LGBT.
Për të diskutuar rreth kësaj teme, të ftuar në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova ishin bashkëpresidenti i Diasporës Florian Haçkaj dhe teologu Miron Çako.
Florian Haçkaj reagoi edhe më herët përmes një postimi në Facebook duke e cilësuar të papranueshme futjen e tematikave të dëmshme në shkolla. Haçkaj theksoi se ideologji të caktuara nuk duhet tu imponohen fëmijëve nëpër shkolla.
Edhe teologu Çako shprehu shqetësim për kopertinën e librit “Gjuha Shqipë 3” pasi shkolla nuk mund të pranojë çdolloj ideologjie apo feje.
Haçkaj: Jam një baba që e shoh këtë rast të përsëritur. Ata që e kanë bërë kopertinën e librit e kanë cilësuar si një magjistar. Kur shikojmë shqetësim duhet të kërkojmë shpjegim. A ka një autoritet? Unë këtë si baba, dua ta çoj më tej. A mban dikush përgjegjësi për këto? Sepse nesër dikush mund të ketë një fantazi më të bukur dhe mund të thotë “kjo fantazia ime mund t’ia rrisë fantazinë fëmijës”. Fantazinë ë këtyre njerëzve nuk ëshrë e thënë të jenë qëllimet e jetës sonë. Edhe ngjyrat e ylberit lidhen me komunitetin LGBTQ. Nuk kam asgjë kundër këtij komuniteti, por kur gjërat fillojnë i imponohen fëmijëve në një mënyrë apo në një tjetër…
Çako: Duhet të dimë konceptin e simbolikave. Simbolikat nuk janë të rastësishme, japin mesazhe. Autori do të japë mesazhin me anë të simbolikave. Ai që e ka bërë atë kopertinë ka bërë disa simbolika dhe jep mesazhin e vet. Ai që ka bërë ylberin do të japë një mesazh. Ylberi është një shenjë biblike që e shikojmë vazhdimisht. Pas përmbytjes së Noas del ylberi dhe qetësohet natyra. Është një shenjë paqeje. Por ky ylber nuk ka të bëjë me ylberin e Noas, është një ylber që ka si simbol lirshmërinë seksuale që e ka grupi i LGBTQ. Çdo njeri ka të drejtën e vet të jetojë si do, por ne flasim për shkollën. Shkolla nuk mund të pranojë çdo lloj ideologjie ose feje. Hajde futemi të gjithë dhe futim idetë tona, ideologjitë tona. Autori i kësaj kopertine ose e ka bërë me padije, por s’ma merr mendja..ylberi sot në këtë trajtë që shfaqet me 6 ngjyra është simbol i grupit LGBT që të fton të bëhesh pjesë. Kemi dhe një karakter tjetër, një magjistar. Magjia trajtohet nga ana fetare, si e vendos ti këtë element magjik në një kopertinë libri, të një fëmijë që shkon në shkollë dhe ti imponon një mendim okult. Prindi e çon fëmijën në shkollë jo për të mësuar ideologji të veçanta, por për të marrë dije të përgjithshme.
Haçkaj: Fëmijët janë engjëj, deri në njëfarë moshe janë të pabrumosur. Nëse i lëmë të brumosen me vlera familjare, do kemi fëmijë normal. Nëse vjen fëmija në një moshë dhe të thotë “çfarë jam djalë apo vajzë, si të ndihem” sepse kjo është mbështetur nga shkolla, kjo është problematikë e madhe. Shqipëria është një vend që eksperimentohet shpesh. Qeveria e mëparshme solli martesat e të njëjtit seks në tavolinë, ndërkohë që një Zvicër kaq e modernizuar ka ligjet e saj.
Çako: Shteti është një rregullator i cili nuk lejon individë, grupe që kërkojnë t’i imponohen shoqërisë. Kjo kopertinë është gabim sepse ka një ideologji të një grupi, i cili nuk duhet të më imponohet. Kur fëmija merr atë libër infektohet nga simbolika. Kur ne nuk lejojmë fetë të imponohen, pse lejojmë këto grupe? Magjia sot nuk është përrallë kalamajsh. Një fëmijë i vogël nuk di ta dallojë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me këtë. Shqipëria shpesh bëhet një vend eksperimental, pjesë e agjendave. Duhet të kemi kujdes si familje, si shoqëri dhe si qeveri dhe nuk duhet të lejojmë këto. Gjithashtu prindërit duhet patjetër të shikojnë librat çfarë përmbajnë ato dhe duhet të reagojnë. Prindërit kanë për detyrë të ruajnë fëmijën dhe ta edukojnë. Prindërit duhet të reagojnë nëse kjo kopertinë u krijon problem
ide
Fati i demokracisë në duart e gjykatave superiore të Shqipërisë!
Pensionistët, ‘Profesori i Ekonomisë’ dhe 3 këshilla për këtë të fundit!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128