Tronditet Gjermania, ylli i Bayernit humbet Kupën e Botës për shkak dëmtimi

23 Prill 2026, 00:03 / SPORT ALFA PRESS

Tronditet Gjermania, ylli i Bayernit humbet Kupën e Botës për

Një lajm i rëndë ka tronditur kombëtaren e Gjermanisë, pasi Serge Gnabry do të mungojë në Kupën e Botës këtë verë për shkak të një dëmtimi serioz.

Sulmuesi i Bayern Munich e konfirmoi vetë lajmin, duke bërë të ditur se ka pësuar një dëmtim në aduktorët e kofshës së djathtë gjatë një seance stërvitore. Ky dëmtim i ka dhënë fund jo vetëm sezonit aktual, por edhe ëndrrës së tij për të qenë pjesë e Botërorit me përfaqësuesen gjermane.

30-vjeçari e përshkroi situatën si një moment të vështirë në karrierën e tij, duke theksuar se mungesa në një turne kaq të rëndësishëm është një goditje e madhe, veçanërisht në një periudhë kur kishte rikthyer formën optimale dhe po luante një rol kyç në skuadër.

Nga ana tjetër, klubi bavarez ka konfirmuar se periudha e rikuperimit do të zgjasë disa muaj, duke e detyruar lojtarin të fokusohet plotësisht në rehabilitim.

Gnabry ka bërë të ditur se, pavarësisht mungesës në fushë, do të qëndrojë pranë kombëtares si tifoz, duke e mbështetur ekipin gjatë gjithë rrugëtimit në turne.

Po ndodh...