Nico Gonzalez nuk mjafton, Atletico Madrid mposhtet nga Elche

22 Prill 2026, 23:48 / SPORT ALFA PRESS

Nico Gonzalez nuk mjafton, Atletico Madrid mposhtet nga Elche

Në një përballje të mbushur me emocione dhe kthesa të forta, Atletico Madrid u mposht me rezultatin 3-2 nga Elche, në kuadër të duelin e javës së 33-të të La Liga.

Skuadra madrilene e nisi ndeshjen në mënyrë ideale, duke kaluar në avantazh që në minutën e 10-të me anë të Nicolás González. Megjithatë, reagimi i vendasve ishte i shpejtë, pasi në minutën e 18-të David Avengrober riktheu baraspeshën.

Një moment kyç që ndikoi ndjeshëm në rrjedhën e takimit ndodhi në minutën e 31-të, kur Thiago Almada u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë Atleticon me një lojtar më pak.

Elche shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike dhe në minutën e 33-të kaloi sërish në avantazh falë një penalltie të realizuar nga André Silva. Por festa zgjati pak, pasi vetëm një minutë më vonë, në të 34-ën, Nicolás González barazoi sërish për skuadrën kryeqytetase.

Në pjesën e dytë, vendasit arritën të vulosin fitoren. Ishte përsëri André Silva ai që në minutën e 75-të gjeti rrugën e rrjetës, duke i dhënë Elche-s një triumf të rëndësishëm.

Pas kësaj fitoreje, Elche ngjitet në kuotën e 35 pikëve, duke u renditur në vendin e 15-të, ndërsa Atletico Madrid mbetet në vendin e katërt me 57 pikë.

Po ndodh...