Bellingham habit të gjithë me investimet që bën jashtë fushave të lojës

Një lëvizje e papritur vjen nga ylli i Real Madrid, Jude Bellingham, i cili ka vendosur të zgjerojë aktivitetin e tij përtej futbollit duke hyrë në botën e kriketit. Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, Bellingham ka blerë një pjesë të vogël pronësie në ekipin Birmingham Phoenix, që merr pjesë në turneun “The Hundred” në Angli.
Klubi i kriketit Ëarëickshire County, bashkëpronar i skuadrës, ka konfirmuar se mesfushori anglez do të zotërojë rreth 1.2% të aksioneve. Investimi i tij do të fokusohet kryesisht në projekte komunitare dhe nisma sociale për të rinjtë.
Struktura e pronësisë së klubit mbetet e pandryshuar në pjesën kryesore: Warwickshire County Club mban 50.4% të aksioneve, ndërsa Knighthead Cpital Management zotëron 48.4%.
Bellingham, 22 vjeç, ka shpjeguar motivimin e tij për këtë hap të ri: “Ndjej se i detyrohem diçka qytetit. Kam pasur fatin të rritem me mundësi për të luajtur kriket dhe futboll, por jo të gjithë fëmijët i kanë këto mundësi. Nëse mund të kontribuoj për t’i ndihmuar dhe për t’i hapur këto rrugë, është diçka shumë e rëndësishme për mua.”
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128