Tragjedia në Shkodër! Kjo është mësuesja që ndërroi jetë pas lindjes së binjakëve

22 Prill 2026, 22:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

Tragjedia në Shkodër! Kjo është mësuesja që

Migena Salihi, 27 vjeçe, me profesion mësuese në Shkodër, ndërroi jetë vetëm pak ditë pasi u bë nënë për herë të parë dhe pak orë pasi iu lut të gjithë shqiptarëve që t’i dhuronin gjak, për shkak të komplikacioneve shëndetësore

Migena u bë nënë e dy vajzave binjakëve, por fati nuk qe në anën e saj pasi ajo ndërroi jetë tragjikisht  pak ditë pas lindjes së tyre, duke mos iu gëzuar dot.

Vetëm 4 vite më parë ajo ishte fejuar me Noelin, me të cilin ëndërruan dhe filluan të ndërtonin jetën së bashku.

Ajo ishte diplomuar për mësuesi në Gjeografi, në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, teksa ushtronte profesionin e saj si mësuese.

Aktivisti Mirsad Basha shkruan në një postim në “Facebook”: "Sot humbem nji prej vajzave ma energjike, nji prej vajzave fantastike te ktij qyteti. Nji super vajze aktive, familjare dhe shembull ne shoqni. Jena pa fjale, nuk na besohet! Migena, te dona shume fort, gjithmone…”.

Teksa miqtë e saj nga shoqata kanë mbjellë edhe një pemë në kujtim të saj.

Kujtojmë se menjëherë pasi solli në jetë binjakët, gjendja shëndetësore e Migenës u përkeqësua, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ.

Pavarësisht faktit se thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, mobilizimit të dhjetëra qytetarëve të cilët iu përgjigjën apelit, si edhe përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetojë duke i lënë jetim dy bebushat e sapolindur.

Pavarësisht te tashmë nuk është më, Migena “do të jetojë” në zemrat e atyre që e deshën fortë, e pavarësisht dhimbjes, ajo do u kujtohet përmes dy bebusheve të cilit fati “nuk deshi” që ti rriste vet.

Po ndodh...