Nora Malaj: Shqipëria është në depresion social, i ka kapur të gjitha shtresat!

Ish-zv.ministrja e Arsimit, Nora Malaj, ka ngritur shqetësimin për gjendjen sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri në “depresion social”.
Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Malaj theksoi se ky depresion social i ka kapur të gjitha shtresat e shoqërisë.
Duke përvijuar këtë argument, Malaj ngriti pyetjen nëse ka vërtet shtresa në shoqërinë shqiptare, duke u shprehur se ajo vet nuk e di cilës shtresë i përket.
"Në rrafshin sociologjik, përtej urisë, apo varfërisë, ende s’kemi atë që quhet norma minimaliste, ende shteti s’e ka nxjerrë minimumin jetik, dhe më pas ta kalojmë në minimumin e zhvillimit, pastaj të vazhdojmë në konkurrencën e ndershme, apo të pandershme", tha Nora Malaj.
"Kemi një depresion social që i kap të gjitha shtresat, që nga ata që sot janë investitorët strategjikë, që po përfundojnë në SPAK, deri te niveli i rojës, që i është vënë emri dhe që ka marrë disa të ardhura, që s’i ka marrë asnjëherë, dhe thjesht është presta nome. Kemi një depresion social për kategorinë e shtresave. Nuk e di cilës shtresë i përkas. Jemi shoqëri e pashtresëzuar. Kemi një shtresë super, që ka bërë disa para dhe ka frikë ta tregojë. Nuk jam kundër të pasurve", vijoi ajo.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128