“Nuk e ftoj më sa të jem unë”, trajneri i Serbisë përjashton yllin e skuadrës: Nuk kam më dëshirë dhe energji të bind njerëz

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç, ka qenë shumë i ashpër në konferencën e sotme për mediat, duke kritikuar lojtarë të ndryshëm. Dhe një prej tyre ka qene edhe Sergej Milinkoviç-Saviç, padyshim një nga yjet e Serbisë dhe ai që vlerësohet si lojtari më i talentuar i këtij brezi.
Mesfushori i cili ka bërë emër në Serinë A me Lacion e tashmë luan në Arabinë Saudite te Al Hilal, nuk ishte në listën e Stojkoviç dhe ky i fundit ka bërë të qartë se për të nuk do të ketë më ftesa për sa kohë që ai drejton përfaqësuesen.
“Sa i përket Sergejt, mendoj se kemi folur 5 herë. Ai i qëndronte mendimit se nuk është psikologjikisht gati. Për sa më përket mua, për sa kohë të jem unë trajner, ai nuk do të ftohet më. me një trajner tjetër, do të duhet që një ditë ta pyetni atë. Por unë mendoj se nuk ka më asnjë arsye pse të humb kohë.
Pavarësisht nëse luan apo jo, unë vazhdoj të kem shumë respekt për të. Por qëndrimi i tij është se nuk është ende psikologjikisht i gatshëm. Duhet ta pranoni që pas 5 bisedash, nuk ke pse diskutohen më këto çështje.
E përsërit që nuk ka aspak të bëjnë me mua. Nuk ka asnjë zënkë, do të kërkoja që njerëzit të mos krijojnë histori të panevojshme. Unë nuk kam as dëshirën dhe as energjinë që të bind dikë nëse nuk dëshiron. Mund ta shohësh qartësisht se si Ljajiç e tregon dëshirën e tij”, tha Stojkoviç para mediave.
Milinkoviç-Saviç nuk luan me përfaqësuesen e Serbisë që nga Europiani i vitit të kaluar në Gjermani dhe ka refuzuar të gjitha ftesat që ka marrë deri tani.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

