Donaruma i përgjigjet ftesës së Italisë: Duhet të shkojmë në Kupën e Botës
2 Qershor 2025, 19:12 / SPORT

Pasi fitoi Ligën e Kampioneve si protagonist me PSG-në, Xhanluixhi Donaruma i është përgjigjur thirrjes në ekipin kombëtar.
Portieri italian foli për “Sky Sport” direkt nga Coverciano.
“Festova shumë pasi fitova Ligën e Kampioneve, tani jam i përqendruar te kombëtarja.
Kemi dy ndeshje të rëndësishme dhe duhet të luftojmë.
Fola me Spalettin, ai më dërgoi një mesazh dhe e falënderoj shumë. Tani jam i përqendruar te fanella blu dhe jam i lumtur që jam këtu.
Kupa e Botës është objektivi numër një, duhet të shkojmë atje.
Tani le të përqendrohemi te Norvegjia, po punojmë shumë për të fituar ndeshjen e parë menjëherë”, deklaroi shkurtimisht ai.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

