Tedi Blushi ndryshe nga Berisha: Adriatik Lapaj nuk ka qenë koherent, nuk besoj te sinqeriteti i tij

15 Dhjetor 2025, 20:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Tedi Blushi ndryshe nga Berisha: Adriatik Lapaj nuk ka qenë koherent, nuk

Tedi Blushi, deputet i Partisë së Lirisë, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se Adriatik Lapaj nuk ka qenë koherent me qëndrimet e tij.

“Nuk kam asnjë koment për protestën e Lapajt, pasi unë së pari vlerësoj koherencën në politikë. Më vjen keq ta pohoj, por zoti Lapaj nuk ka qenë koherent me qëndrimet e tij. Unë përfaqësoj një forcë politike, lideri i së cilës është i burgosur politik dhe përsa kohë që zoti Lapaj nuk ka kërkuar ndjesë për deklaratat e tij në raport me forcën tonë politike, e kam të vështirë të besoj sinqeritetin e kësaj proteste”, tha Blushi.

“Ndershmëria dhe koherenca janë dy vlera që në vlerësimin tim duhet të jenë të shenjta. Mbi të gjitha morali politik. E kam të vështirë të komentoj një parti që ka mbajtur një qëndrim armiqësor ndaj atyre që vazhdojnë të jenë në përballje, me kosto të mëdha e sakrifica, ndaj Ramës”, shtoi Blushi.

Po ndodh...