Bislim Ahmetaj: Pas Berishës janë 20 hiena apo ujqër që duan të kapin kreun e PD

Partia Demokratike ka thirrur protestë kombëtare në 22 dhjetor kundër qeverisë. Bislim Ahmetaj, anëtar i kryesisë së PD-së, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u shpreh dakord për protestën, duke deklaruar se foltorja nuk jep më rezultat. Por ai tha se PD është duke vuajtur nga menaxhimi i varfër dhe ka vendimmarrje të çorganizuar. Ai propozoi që Berisha të marrë rolin e koordinatorit të PD-së, sepse është aset elektoral.
“Kjo protesta që është thirrur me datën 22 dhjetor është shumë mirë.
Unë në mbledhjen e kryesisë kam thënë që s'jam për foltore. I ra vlera dhe jam për protestë, për çfarë lloj proteste. Foltorja që në aspektin që duhet me shku me dëgju fjalë, nuk jep rezultat më. Është krejtësisht e panevojshme për fjalë, sepse me fjalë jemi mbushur deri këtu. Ka nevojë për veprime dhe veprimet janë në protestë.
Janë protesta paqësore dhe nesër bëhen të rebelohen. Momenti për të bërë protesta ka një 1001 arsye dhe nuk e di se cili shqiptar sot s'ka arsye me dalë në protestë.
Për t'u kthyer pak tek Partia Demokratike, dua të them që ajo momentalisht është duke vuajtur nga menaxhimi i varfër dhe menaxhimi i varfër është një koncept menaxherial që do të thotë mungon vizioni, ka vendimarrje të çorganizuar, ka një lidership të shpërndarë i cili mendon më shumë për punët e veta se për misionin dhe për qëllimin që ka.
Bislim: Për mua, Berisha po të luajë rolin e një koordinatori, mund të jetë aset elektoral, për shkak të asaj që pas Berishës janë nja 20 hiena apo ujqër, njerëz që mendojnë se mund ta bëjnë atë punë, nuk kanë ego tjetër përvecse të kapin kreun e PD. Berisha vuan nga menaxhimi i burimeve njerëzore. Një nga të metat e tij, është sjellja e njerëzve. Po i the “po” merr çfarë të duhet, po the ndryshe nuk ka qejf. Kështu ndodh me shumë udhëheqësh. Në rolin e një koordinatori… Kemi nevojë për një task forcë.”- tha Ahmetaj.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
