Kryetari i PSD i shkruan deputetit të PD: Mos ma mbaj në gojë, emrin! Pyesni Mul Nokën se unë i kam... shoqet; ju nuk ju..

15 Dhjetor 2025, 19:58 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryetari i PSD i shkruan deputetit të PD: Mos ma mbaj në gojë,

Rrëmuja që ka përfshirë Partinë Demokratike për zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat i Popullit po zgjerohet përditë e më shumë me emra personazhesh jashtë Tiranës, siç është kryetari i PSD në Elbasan, Erjon Murataj dhe deputeti i PD po në këtë qark, Blendi Himçi.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD, dy ditë më parë, raportohet se Blendi Himçi (sipas asaj që ka publikuar Murataj) i ka thënë Ervin Salianjit se ai kishte kërkuar firmat për Endri Shabanin dhe në takimin e Elbasanit kishte pasur "njerëz" nga PSD.

Demokratët kanë pretenduar shpesh se "njerëzit" e PSD në Elbasan janë bandat ndaj dhe Erjon Murataj është detyruar të reagojë, duke mos u kursyer aspak në fjalorin ndaj Blendi Himçit, sigurisht duke i lënë gjërat të nënkuptohen.

"Së pari protagonistë janë ata që ditën ngrenë grushtin e brishtë mbi ELBASANIN E BANDAVE e në darkë ulen në gunjë e nuk i lën asnjë pikë ti shkoj në dysheme atyre që u thonë banda. Së dyti i kujtoj protagonistëve që unë nuk kam asnjë lidhje me bandat kështuqë i lutem mos ma mbajnë në GOJË as mua as PSD emrin...", shkruan kreu i Partisë SocialDemokrate në Elbasan.

Erjon Murataj vazhdon dhe më tej kur akuzon demokratët se kanë dhënë urdhra për këshilltarët bashkiakë me sms për shitjen e aseteve publike, sipas tij, duke filluar nga Af Elbasani der tek parqet foto-voltaike në ortakëri të hapur me kryetarin e bashkisë dhe "bandat".

"E së fundmi i them se mos e eksitoni në ktë nivel Mul Nokën, se sa i kujtoni PSD dhe mua në Elbasan nuk përmban dot fantazinë se kë si dhe ku ... unë nga shoqet e Mulit në PD. Unë e kam të qartë që PSD dhe unë në Elbasan iu krijon kompleks por...

Mos u tutni he bura nuk na mbaron salca e kosit mjafton ta kërkoni me mirsjellje se kështu si lepurushe të keqtrajtuara nuk ju ... njeri", përmbyllet shënimi i Erjon Murataj, kryetar i PSD në Elbasan, për debatin në Kyresinë e PD dhe deklaratat e deputetit demokrat të këtij qarku. 

Po ndodh...