Në fundin e kontratës me Real Madrid, Inter në garë për lojtarin e “Los Blancos”

30 Maj 2023, 17:48 / SPORT ALFA PRESS

Në fundin e kontratës me Real Madrid, Inter në garë për

Mbrojtësi i Real Madrid, Nacho Fernandez nuk e ka vendosur ende të ardhmen e tij megjithatë spanjolli duket me “valixhet” gati.

Kontrata e tij skadon në muajin qershor dhe Nacho kërkon garanci nëse do të përfshihet në projektin e sezonit të ardhshëm.

Por, me ofertat që nuk i mungojnë, 33-vjeçari nuk është i shqetësuar dhe në “Pole Position” për shërbimet e spanjollit është Interi. Zikaltërit janë të gatshëm t’i ofrojnë një kontratë tre vjeçare Nachos që vlerësohet për eksperiencën e fituar gjatë periudhës së tij me madrilenët, por edhe për aftësinë e tij për t’u përshtatur në disa role të repartit difensiv.

Gjithsesi, Inter nuk është vetëm në garën për Nacho Fernandez pasi nga Spanja, Villareal po vlerëson mundësinë që të firmosë me mbrojtësin teksa në sezonin e ardhshëm “nëndetësja e verdhë” do të marrë pjesë në grupet e Europa League.