Zhgënjen Vllaznia në Conference League, shkodranët munden në 'Elbasan Arena'

11 Korrik 2025, 00:17 / SPORT ALFA PRESS
Zhgënjen Vllaznia në Conference League, shkodranët munden në

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë do ishte mjaft interesant.

Presioni i ekipit të Martinit u shtua në maksimum edhe në fillimin e pjesës së dytë. Qato vendosi në provë portierin por vetëm kaq, pasi “gardiani” neutralizoi gjithçka.

Letonezët qëndruan mjaft mirë mbrapa, duke lënë pak ose pothuajse fare hapësira. Mysafirët ndëshkuan Vllazninë 5 minuta nga fundi me Lizunovs, duke e komplikuar kështu kualifikimin e ekipit shqiptar në ndeshjen e kthimit.

Po ndodh...

ide