Ish-trajneri i Manajt nuk kursen kritikat për sulmuesin: Çfarë të bësh kur nuk të vjen katër ditë në stërvitje? Të fiton ndeshje, po nuk ka disiplinë

Riza Çalimbaj, ish-trajneri i Sivaspor, ka lëshuar disa deklarata të tjera jo edhe aq të këndshme për Rei Manajn. Tekniku i cili nxori jashtë skuadre Manajn në ndeshjet e fundit të sezonit, duke sjellë edhe reagimin e sulmuesit, por edhe rënien nga kategoria të Sivaspor, ka kritikuar sjelljen e futbollistit duke theksuar se është i padisiplinuar.
“Unë jam një person me shumë disiplinë, nuk kaloj shpejt në kompromise. Sipas mendimit tim, stili i lojës i Rei Manajt është shumë i mirë. Ai është me të vërtetë një lojtar i shkëlqyer. Por stërvitja e tij nuk është e duhura dhe unë nuk do përjashtoja kurrë një lojtar nga stërvitja.
Por nëse ai bëhet problem për ekipin, ose nëse do të ishit në vendin tim dhe ai nuk shfaqet në stërvitje për katër ditë, atëherë çfarë duhet të bësh? Je i detyruar ta ulësh në stol. A deshëm ne ta aktivizonim? Ai ishte një nga lojtarët tanë më të mirë, të gjithë po e pritnin. I gjithë Sivaspori ishte në pritje, tifozët po e pritnin. Pasi ai është një lojtar shumë i mirë. Por ai nuk po prodhonte rezultatet që ne dëshironim. Kjo është e para.
Pastaj e dyta, si mundet një trajner të hedhë tutje dikë që është i mirë për të? Ka logjikë në gjithçka. Unë dhe Manaj kishim një marrëdhënie të mirë. Unë flisja shumë me të duke i thënë “mos bëj këtë, mos bëj atë”. Ai gjithmonë thoshte “Sigurisht, nuk do ta bëj këtë” dhe largohej.
Ai mund të luajë mirë nëse dëshiron. Ndoshta shënon në pjesën më të madhe të ndeshjeve. Ose fiton ndeshjet, Ai ishte një lloj i tillë njeriu. Kishte këtë ves. Në rregull, kishte pak mungesë disipline.
Ne u menduam shumë për këtë gjë, e thamë që në fillim. Nuk kam problem me asnjë lojtar, nuk do të bëja kurrë diçka pa folur me të. Largimi nga ekipi është gjëja e fundit. Ne u munduam që të flasim me të për shumë kohë, u munduam ta bindnim në çdo mënyrë të mundshme. Por gjithsesi, ai duhet të bëjë paqe me shokët e tij të skuadrës, atij i duhet që të ketë një raport të mirë me shokët e ekipit”, ishte rrëfimi i ish-trajnerit të Sivaspor për Manajn, duke lënë të kuptohet se tashmë sulmuesi kishte probleme edhe me shokët e tij.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Pse 35 deputetë nga opozita firmosën pro Endri Shabanit si Avokat i Popullit?
Zinxhirët që i vëmë vetë!
Oerd, ti nuk rrëzove Bashën. Ti rrëzove demokratët.
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

