Euro 2024/ Gola spektakolarë, Turqia merr fitoren e parë

18 Qershor 2024, 20:08 / SPORT ALFA PRESS

Euro 2024/ Gola spektakolarë, Turqia merr fitoren e parë
Turqia dhe Gjeorgjia u përballën në Dortmund, në takimin e parë të vlefshëm për Grupin F, një sfidë ku turqit triumfuan me rezultatin 3-1.

Pjesa e parë ishte e barabratë. Ishin fillimisht turqit që e nisën më shpejtë takimin dhe falë presionit të ushtruar shënuan golin e epërsisë me anë të Muldur, në minutën e 25-të. Pas dy minutash nga goli i parë, turqit realizuan sërish me juventinin Yildiz, por ishte VAR, që anuloi gjithçka për shkak të pozicionit të parregullt.

Gjeorgjanët reaguan menjëherë, duke gjetur barazimin, 7 minuta më pas nga ana e Mikautadze. Edhe në aspektin e lojës, gjeorgjanët vendosën balancën, duke bërë që fraksioni i parë të mbyllet në baraspeshë.

Në pjesën e dytë, ishte skuadra e Montellas e cila mori sërish kontrollin e lojës, duke vendosur nën presion skuadrën kundërshtare. Për të çuar peshë gëzimin e tifozëve të shumtë turq, prezentë në Dortmund, u desh një perlë e futbollistit të Real Madrid, Arda Guler, i cili nga jashtë zonës, dhuroi “një magji” me të majtën.

Turqia administroi mjaft mirë rezultatin, pavarësisht përpjekjeve të skuadrës gjeorgjiane. Në sekondat e fundit, pas një kundërsulmi, ishte Akturkoglu, që përfitoi edhe nga dalja e portierit për të shtyrë topin drejtë rrjetës me portën e zbrazët dhe fiksuar shifrat finale në 3-1 duke marrë fitoren e parë kështu në këtë evropian.

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128