“Nuk pranojnë as negociata, sillen me tangërllik”, Rama ofendon protestuesit nga Elbasani: Injorantë dhe delirantë. Dorëheqje? Por për çfarë…

7 Qershor 2026, 18:08 / POLITIKË ALFA PRESS

“Nuk pranojnë as negociata, sillen me tangërllik”, Rama

Kryeministri Edi Rama nuk është kursyer nga protestuesve, duke i cilësuar si delirantë.

“Ca delirantë e sharlatanë që medek shkojnë për të mbrojtur mjedisin e flasin për të huaj që duhet t’i përzëmë nga Shqipëria e flasin për pronat e shtetit që nuk e di se çfarë duhet bërë. Pikërisht në këto momente, kur kombi shqiptar është përballe realizimit të një momenti historik, këto janë axhenda dhe lëvizje e marrëzi që shkojnë në drejtim të gabuar. Nuk diskutoj kanë të drejtë apo jo ata që duan të mos ndërtohet, por nëse je I shqetësuar për flamingo, për natyrë, apo për se si një zhvillim të mos e dëmtojë natyrën je I pari që je i interesuar për faktet dhenë jo për gënjeshtra. Dhe jo të bësh tangërllik, ne nuk negociojmë. Duam dorëheqje. Dorëheqje nga çfarë? Nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, kush do përfaqësojë Shqipërinë atje”, tha ai.

 

Po ndodh...