Mesazhe mashtruese në emër të e-Albania për gjoba/ Autoriteti për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Kujdes, marrin të dhënat!

7 Qershor 2026, 16:17 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mesazhe mashtruese në emër të e-Albania për gjoba/

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një fushatë të re mashtrimi që po qarkullon përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara.

Mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania, me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

Sipas njoftimit zyrtar, këto mesazhe synojnë të krijojnë panik te qytetarët duke i nxitur të klikojnë menjëherë në linkun e dërguar dhe të kryejnë pagesa në faqe të rreme, të cilat duken të ngjashme me platformat institucionale.

AKSK bën me dije se ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme, duke referuar rastin pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), për bllokimin e domain-eve dhe adresave IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës.

Reagimi i autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka identifikuar një fushatë mashtrimi përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten si njoftime për gjoba trafiku të papaguara dhe ridrejtojnë përdoruesit drejt faqeve që imitojnë platformën zyrtare e-Albania me qëllim përvetësimin e të dhënave personale, kredencialeve dhe informacioneve bankare.

AKSK ka ndërmarrë masat e nevojshme duke referuar pranë Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, si dhe pranë AKEP, domain-et dhe adresat IP të përdorura në këtë aktivitet keqdashës për marrjen e masave përkatëse të bllokimit.

Mesazhet përmbajnë lidhje të dyshimta që synojnë të përvetësojnë të dhëna personale, kredenciale dhe informacione bankare.

* Mos klikoni në lidhje të dyshimta.

* Mos ndani të dhëna personale apo bankare.

* Verifikoni gjithmonë adresën e faqes që po vizitoni.

* Përdorni vetëm kanalet zyrtare për të kontrolluar apo kryer pagesa.

Po ndodh...