“Shqipëria nuk është në shitje”/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik!

Shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë zhvilluar për të dytën ditë radhazi një tubim para Ambasadës së Shqipërisë në Londër, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projektit të planifikuar në zonën e Zvërnecit.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit mbanin flamuj kuqezi dhe pankarta me thirrje për mbrojtjen e mjedisit, ruajtjen e pasurive natyrore dhe më shumë transparencë lidhur me planet e zhvillimit në këtë zonë. “Rama në burg”, “Rama ik!”, “Rama të japë dorëheqjen” ishin thirrjet e protestuesve sot, teksa mbanin në krah flamujt kuq e zi.
Tubimi në Londër vjen në kuadër të mobilizimit të diasporës shqiptare, e cila gjatë ditëve të fundit ka organizuar protesta dhe aktivitete të ngjashme në qytete të ndryshme të Europës dhe Amerikës në mbështetje të kauzës për mbrojtjen e Zvërnecit.
Po ndodh...
Protestat dhe çarja e sistemit Rama-Berisha
ide
Klithma e bukur e protestës, kundër estabilishmentit Rama-Berisha
Një Shqipëri PA RAMËN, PA BERISHËN!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128