Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina përplaset me trafikndarësen, pamje nga vendngjarja

7 Qershor 2026, 17:02 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident në aksin Morinë-Kukës, makina përplaset me

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Morinë–Kukës, ku një 43-vjeçare që udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë me një automjet tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Sipas të dhënave paraprake, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Ambulanca e Spitalit Rajonal të Kukësit mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku i dha ndihmën e parë dhe më pas e transportoi 43-vjeçaren në spital për kontrolle të mëtejshme mjekësore.

Po ndodh...