Bulevardi i mbushur me mijëra qytetarë! Sot protesta e tetë në Tiranë, thirrja e fortë: Shqipëria nuk shitet. Rama të japë dorëheqje!

7 Qershor 2026, 16:40 / AKTUALITET ALFA PRESS

Bulevardi i mbushur me mijëra qytetarë! Sot protesta e tetë

Vijon vala e protestave në vend, ku qytetarë dhe organizatorë kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë bërë të ditur se tubimet do të mbahen çdo ditë në orën 18:00.

Me sloganin “Shqipëria nuk shitet”, pjesëmarrësit po dalin çdo pasdite në sheshe, duke shprehur pakënaqësi ndaj qeverisjes dhe duke kundërshtuar projektin e investimit në zonën e Zvërnecit.

Sipas njoftimeve të organizatorëve, grumbullimi nis në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë. “Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë” është slogani që po përdoret për të ftuar qytetarët që t’u bashkohen tubimeve të përditshme.

Protesta Slogani

Po ndodh...