Kërcet arma në Shijak, plagoset një person! Ja si paraqitet gjendja e tij

7 Qershor 2026, 18:41 / AKTUALITET ALFA PRESS
Kërcet arma në Shijak, plagoset një person! Ja si paraqitet

Një person ka mbetur i plagosur pasditen e së dielës në Shijak, pas ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.

Policia bën me dije se në lagjen Lugina, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve B. G. dhe E. B., është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi B. G.

I plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Rreth orës 17:30, në lagjen Lugina, Shijak, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasve B. G. dhe E. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi B. G.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasit E. B., autorit të dyshuar të plagosjes.

Shtetasi B. G. është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ndodh...