Dëmtohet mesfushori, largohet nga grumbullimi i Portugalisë

14 Nëntor 2024, 16:38 / SPORT ALFA PRESS

Dëmtohet mesfushori, largohet nga grumbullimi i Portugalisë

Portugalia do të sfidojë Poloninë dhe Kroacinë, në dy ndeshjet e vlefshme për Nations League. “Luzitanët” nuk do të kenën në dispozicion për këto takime mesfushorin e Bayern, Joao Palhinha.

Palhinha ka pësuar një dëmtim dhe do të kthehet në Mynih për rikuperimin.  29-vjeçari deri më tani ka luajtur 33 ndeshje me përfaqësuesen dhe ka realizuar 2 gola. Gjithashtu, ai ka kontribuar për ekipet zinxhirë si U18, U19, apo edhe U20.

Sa i takon gjendjes së lojtarëve të tjerë te Portugalia, trajneri Roberto Martinez i ka të gjithë gati. Deri më tani, Ronaldo me shokë renditen në vendin e parë të  grupit me 10 pikë.

 

Po ndodh...