Arresti me burg "pa gjyq"/ Kushtetuesja rrëzon Ilir Beqajn
Gjykata Kushtetuese shpalli sot vendimin për çështjen me kërkues Ilir Beqaj, i cili kishte paraqitur ankim kushtetues individual kundër vendimeve gjyqësore për caktimin ndaj tij të masës së sigurimit personal “arrest në burg”.
Kushtetuesja arsyeton vendimin përmes të cilit rrëzoi pretendimet e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për lirim nga paraburgimi. Beqaj kërkoi shfuqizimin e vendimeve që e lanë në qeli, duke i konsideruar si anti-kushtetuese.
"Gjykata vlerëson se pretendimet e kërkuesit për kufizimin e lirisë personale, për shkak të caktimit të zbatimit të masës së sigurimit personal 'arresti në burg'', janë të pabazuara, për sa kohë që masa është vendosur për një qëllim të ligjshëm, garantimin e mbarëvajtjes së procesit penal në ngarkim të tij, dhe ajo nuk duket të jetë joproporcionale në kontekstin e rrethanave të çështjes dhe në raport me veprat penale për të cilat ai dyshohet, si dhe është në përputhje me rregullat procedurale të KPP-së për caktimin e saj", arsyeton Kushtetuesja.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128