Integrimi në BE dhe Porto Romano/ Rama kërcënon ndërkombëtarët: S'do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë, ta fusin gishtin...

13 Mars 2026, 13:18 / POLITIKË ALFA PRESS
Integrimi në BE dhe Porto Romano/ Rama kërcënon

Kryeministri Edi Rama pranoi përplasjet me faktorin ndërkombëtar për mbrojtjen ndaj Belinda Ballukut dhe mos heqjen e imunitetit të saj, një ditë më parë në Kuvend, gjë që shkaktoi reagime nga disa përfaqësi diplomatike.

“Eshtë e vërtetë që kemi pasur debat me disa nga partnerët tanë lidhur me qasjen ndaj kësaj çështjeje. Dhe sikundër besoj e dinë shumica, por bëjnë sikur s’e dinë pakica, unë në këtë detyrë përfaqësoj Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët, interesin e vendit dhe një nga normat e pa diskutueshme të këtij përfaqësimi është t’i shikoj partnerët në sy, të më shikojnë në sy në të njëjtën lartësi. As unë nuk më shkon mendja të shikoj njeri nga lart poshtë po as nuk pranoj të më shikojë njeri nga lart poshtë.

Përtej mënyrës se si është karikatura e pazarit politik, diskutimet tona kanë qenë konstruktive. Nuk ka pasur asgjë si ato që janë thënë sa i përket tensionit apo presionit apo kërcënimit. Këto janë gjëra që nuk ndodhin në ato nivele ku bëhen këto diskutime. Dhe besoj se edhe deklaratat e bëra dje nga disa përfaqësi janë të qarta. Do mbeten me gisht në gojë, gishtin që do fusin ta zgjedhin vetë”, tha Rama sot në konferencë.

Kujtojmë se ambasadat gjermane dhe ajo britanike, e cilësuan si kusht të panegociushëm, imunitetin e Belinda Ballukut për integrimin e Shqipërisë në BE.

Po ndodh...