EMRI/ Aksident i rëndë në minierën e bakrit në Spaç, masivi shkëmbor zë poshtë punëtorin

13 Mars 2026, 13:16 / AKTUALITET ALFA PRESS

EMRI/ Aksident i rëndë në minierën e bakrit në

Një minator ka mbetur i plagosur gjatë natës, pas një aksidenti në punë në minierën e bakrit në Spaç të Mirditës. Ngjarja ka ndodhur në një nga galeritë e kompanisë “Tete Albania”.

Sipas njoftimit të policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi Edmond Gjikolaj, 48 vjeç, banues në Rrëshen. Ai raportohet se ishte duke punuar nëntokë, së bashku me disa persona të tjerë në nxjerrjen e bakrit, kur një masiv shkëmbor është shkëputur dhe e ka goditur.

Si pasojë, 48-vjeçari ka pësuar dëmtime trupore dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Po ndodh...