Reali gjunjëzoi Sitin, Silva: Eh, çfarë leksioni që morëm në Madrid

13 Mars 2026, 16:07 / SPORT ALFA PRESS

Reali gjunjëzoi Sitin, Silva: Eh, çfarë leksioni që

Pakkush e kishte menduar atë humbje të Sitit në “Bernabeu”. Me ato përmasa, në atë mënyrë si erdhi e mbi të gjitha me një rezultatet aq të thellë! Mesfushori Bernardo Silva, e përshkroi humbjen 3-0 të skuadrës ndaj Realit, si një ndjesi shumë të zymtë.

“Është e vështirë të flasësh, ndihemi të zymtë… Ndjesia ime në fushë ishte se e nisëm mirë – komentoi portugezi -. Mirëpo ja që mjedisin nuk mund ta kontrollonim dhe mendoj se skuadra la emocionet ta përfshinin, çka ndikoi te loja. Ndiheshim rehat dhe po gjenim hapësirat e duhura, por pasi pësuam golin e parë humbëm plotësisht kontrollin”, shtoi Silva. Më tej, mesfushori nga Portugalia pranoi se “kur luan kundër Real Madrid, me cilësinë që kanë, paguan çmimin. Është një stadium i vështirë për të luajtur. Por jemi mësuar të luajmë në këto stadiume. Duhet të kalosh nëpër këto momente për t’u bërë më i mire. Ishte thjesht një ndeshje mësimi, për të gjithë ekipin…”.

Besimi te kthimi – “Besoj se do të provojmë të luajmë shanset e mbetura, në takimin e kthimit në shtëpinë tonë! – vijoi portugezi – Eshtë frustruese që nuk shënuam të paktën një gol. Edhe pse besojmë se është ende gjithçka e mundur sepse në futboll kemi parë nga të gjitha llojet e përmbysjeve”, tregoi Silva, që përfundoi prononcimin e tij duke thënë: “Tashmë është momenti për të reflektuar dhe për të parë se çfarë nuk bëmë siç duhet. Pastaj javën tjetër, do të shpresojmë se mund të bëjmë diçka”.

Karrager për Guardiolan – Pas humbjes së thellë të Sitit, zërat kritikë në mediat britanike dhe opinionet e ish lojtarëve kanë hapur debat të fortë mbi të ardhmen e Pep Guardiolas në stol. Ish mbrojtësi i Liverpoolit, Xhemi Karrager, nuk i kurseu fjalët e tij pas humbjes. “Me shumë mundësi ky do të jetë sezoni i fundit i Guardiolas në Mançester dhe do të jetë e vështirë ta kthesh rezultatin në këtë fazë eliminuese ndaj Realit. Sa vite ka qenë këtu? Dhjetë? Vetëm një Champions League, Besoj se tifozët do të ndihen të zhgënjyer”. Kandidati për ta zëvendësuar mbetet ish-nxënësi i tij, Enco Mareska.

Po ndodh...