Skandal në Luksemburg! Trajneri i kombëtares së vajzave shkarkohet për ngacmime seksuale ndaj futbollisteve

13 Mars 2026, 14:34 / SPORT ALFA PRESS

Skandal në Luksemburg! Trajneri  i kombëtares së vajzave

Federata e Futbollit në Luksemburg shkarkoi këtë të enjte trajnerin e kombëtares së vajzave, Daniel Santos që e mbante këtë detyrë që nga viti 2020 për ngacmim seksual.

Trajneri 44 vjeçar që ka drejtuar ekipet e të rinjve në 2019 dhe 2020, largohet menjëherë nga posti i tij. Federata e Futbollit të Luksemburbut nëpërmjet një komunikate bën të ditur se në drejtim të Santos janë bërë disa denoncime ku flitej për mesazhe të papërshtatshme të dërguara në drejtim të disa prej lojtareve.

‘Kjo sjellje, është kundër vlerave etike dhe në kuadër të respektit të kërkuar nga Federata-theksohej më tej në komunikatën e qeverisë së futbollit në  Luksemburg e cila shtoi se veproi pa hezitim për të mbrojtur futbollistet e përfshira dhe integritetin e ambientit sportiv-dëshmitë e mbledhura dhe humbja e qartë e besimit të shprehura nga lojtaret e bënë të pamundur çdo bashkëpunim’.

 

Po ndodh...